Disa zonjat nga Tirana kanë blerë sallatën jeshile në tregë dhe brenda saj kanë gjetur pesticide të patretura, të cilat, sipas tyre janë edhe ndër faktorët kryesore të helmimit apo të prekjes nga kanceri i mjaft shqiptarëve. Njëra prej tyre ia vë fajin prodhuesit teksa thotë se jeta e të gjithë njerëzve është në rrezik.
Kam një shqetësim shumë të madh për sigurinë e ushqimeve në vendin tonë. Sot bleva sallatë jeshile dhe teksa po e pastroja kam parë pesticid të dukshëm me sy të lirë si në foto. Ky lloj pesticidi është sulfat bakri dhe përdoret për perime. Një javë pas aplikimit perimet janë gati për konsum. Kjo do të thotë se ndërgjegjja e prodhuesit nuk ekziston nëse nuk ekziston kontrolli i shtetit. Jeta e të gjithë neve është në rrezik dhe këto sjellin vetëm toksicitet dhe sëmundje kancerogjene!! Problematika më e madhe sot në vend është SIGURIA USHQIMORE”, - shprehet gruaja shkruan JOQ.al.
Një tjetër zonjë tregon se këto helme kalojnë nga organizmi në gjak dhe se shteti nuk po bën më asnjë kontroll, edhe pse numri i personave që po sëmuren është dita ditës më i lartë.
Sot unë ashtu si dhe gjithë njerëzit e këtij vendi të pashtet, bleva një produkt stinor, sallatën, por e gjitha komplet në gjethet e brendshme të saj ishte plot me pesticide, nitrat, helme në një masë aq të madhe sa nuk ishin tretur ende. Këto helme janë pesticide të cilat direkt kalojnë në gjithë organizimin e në gjak! Në vendin tonë ku numri i të vdekurve nga kanceri po arrin rekorde, askush nga ana e shtetit s’po bën kontrolle për helmet që shiten përditë. Në një vend të pashtet si ky yni, le të bëhemi ne njerëzit këmbanë alarmi për të denoncuar çdo produkt të tillë me shpresën se dikush nga organet përkatëse do e shohë dhe bëjë punën e vet, apo të paktën të rritet vetëdijësimi se çfarë konsumojmë”, - shton zonja tjetër.