Zakonisht , festivali evropian i muzikës, Eurovizion është shoqëruar me pakënaqësi me mënyrën e votimit apo të përfaqësimit por ja që këtë herë përfundimi i festivalit është shoqëruar edhe me një skandal.
Flitet për një skandal seksual mes përfaqësueses së Serbisë, Sanja Vuçiç dhe përfaqësuesit britanik, Joe Woolford. Flitet se Vuçiç ka patur marrëdhënie seksuale me Woolford. Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “Daily Star” sipas së cilës Sanja është parë në ceremoninë e hapjes së festivalit në Stokholm të Suedisë, teksa flirtonte dhe më pas ka përfunduar në dhomën e hotelit të Joet. Gazeta britanike hap këtë artikull me titullin “Eurovizion seks sandal” ku sipas së cilës Joet nuk ka arritur t’i rezistojë sharmit të këngëtares, gjë të cilën këngëtarja e ka vënë re ndaj edhe ka përfunduar në orët e vona të natës së dytë të festivalit, në dhomën e hotelit të përfaqësuesit britanik. Duket se lajmi ka marrë dhenë dhe kolegët dhe organizatorët janë tronditur nga sjellja e këngëtares serbe. “Fytyra e Sanjës gjatë gjithë kohës ishte në drejtim të Joes. Ajo ishte e fiksuar në të dhe në fund ia arriti ta kishte në krah për disa orë”, ka thënë një burim për mediumin britanik.