Një skandal seksual i përmasave të mëdha ka plasur në Finlandë. 8 lojtarë të përfaqësueses së volejbollit të Kubës janë arrestuar, pasi akuzohen për përdhunim.
Nuk janë bërë publike detajet e përdhunimit apo emrat e lojtarëve, ndërsa policia finlandeze ka deklaruar se ata nuk do të mund të largohen këtë të hënë bashkë me shokët e tyre, deri sa të përfundojë gjyqi.
Associated Press, raporton se kombëtarja e volejbollit të Kubës ndodhet në Tampere për shkak se aty zhvillohet Kupa e Botës në volejboll.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në hotelin e qytetit finlandez, aty ku është akomoduar ekipi.