Trajneri i kombëtares angleze është kapur në një skandal ku është regjistruar me një kamera të fshehtë duke biseduar me disa agjentë sesi ti shpëtonin rregullave të transferimeve që kishte vendosur federata angleze e futbollit.
Sam Allardyce, trajneri i kombëtares i mëson agjentët për mënyra që duhet të ndjekin dhe për lojtarët që duhet të sjellin në kampionatin anglez.