INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal trukimesh në Itali, 10 persona në pranga

Skandal trukimesh në Itali, 10 persona në pranga

Publikuar më: 12:15 23-05-2016

Të paktën 10 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Napoli.

Arrestimet janë kryer pas kërkesës së antimafias italiane, apo sektorit kundër “Camorras”, e janë koordinuar nga një prokuror që është marrë edhe me hetimet e skandalit të Calciopoli-t. 7 pjesëtarë të grupit mafioz Vanella Grassi” të Secondiglianos përfunduan në burg ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa “Arrest shtëpie”.

Klani mafioz ishte prej kohësh nën hetim mbi vënien e basteve të paligjshme në lidhje me dy ndeshje të Serisë B. Bëhet fjalë për dy takimet Avelino-Rexhina 3-0 dhe Modena-Avelino 1-0, të dyja të sezonit 2013-2014, rezultati i të cilave dyshohet të jetë trukuar.

Mes të hetuarve ka përfunduar Franç esko Millesi, kapiten i Lupit, si dhe Armando Ixo, dikur në Serie B ndërsa sot luan te Xhenova dhe sapo është grumbulluar edhe nga Antonio Konte me ekipin e “Të Kaltërve”.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658