INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal! Ushqimet që po vrasin shqiptarët

Skandal! Ushqimet që po vrasin shqiptarët

Publikuar më: 21:36 13-12-2016

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan është ndalur në disa produkte ushqimore kryesisht kikirikë me origjinë nga Kina, që në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Pak ditë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një “listë të zezë” të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani. Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja.

Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori.

Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit.

Qytetarja – Përshëndetje! Si ky kikiriku kinez, keni kështu me thasë?

Shitësi – Cfarë deshët ju?

Qytetarja – Si ky kikiriku? Shitësi – 5 kilësh.

 Qytetarja – Me sa është kilja?

Shitësi – 340 (lekë të reja)

 Shitësi – Ta hap ta shikoni?

Qytetarja – Po, po hape! Po s’është kjo?

 Shitësi – Ajo është po, ajo është. Qytetarja – E njëjta është ë?

Shitësi – Ajo e njëjta. Ajo që është aty.

Qytetarja – Këto vijnë kështu ë? Sa kile janë këtu?

Shitësi – 5 kile.

Qytetarja – 5 kile dhe sa kushton?

 Shitësi – 17-­të mijë lekë të vjetra. Të paketuarat, këto janë edhe me datë skadimi, me të tëra.

Qytetarja – Kjo s’ka ë? As datë skadimi asnjë gjë! Po kjo cfarë është?

 Shitësi – Ajo është për ruajtjen e lagështisë.

Qytetarja – që kanë vlera ushqyese, e ke parasysh.

 Shitësi – Po ecin shumë, e di sa shumë ecin, sa i marrin? Çuditem sa ecin. Ne i paketojmë kështu (me qese të vogël) dhe i fusim në supermarket.

Dyqani nr. 2

Qytetarja – Qenkan më të mëdhaja këto. Më fal, të të pyes sa kushtojnë?

Shitësi – Janë stika me 15 mijë lekë të vjetra kilogrami.

Qytetarja – 15 mijë lekë kilogrami. Po këto? Shitësi – Kikirikë. 4 mijë lekë.

Qytetarja – Po kështu datë skadence nuk kanë këto?

Shitësi – Ku di gjë unë, të thata janë. Ç’a do i gjejë? Skadohet ajo? Ajo e thatë është.

Dyqani nr. 3

Qytetarja – Këto janë kineze ë? po këto ç’i kanë? Kam problem vetëm për këto unë… Këto s’kanë një kështu datë skadence. Apo..?

Shitësi – Po të jenë pa skadencë, nuk t;i le kush me i kaluar në doganë.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lindita Molla shpjegon, se çfarë ndodh me shëndetin në rast të konsumit të ushqimeve me aflatoksinë. “Aflatoksina është një përbërës kimik me efekte toksike.

Nivelet e lejuara janë të ndryshme sipas gjetjes së saj në produktet e ndryshme, por edhe sipas natyrës së aflatoksinës. Zakonisht limitet duhen respektuar.

Nëse këto vlera të gjetjes nëpërmjet metodave të ndryshme analitike janë mbi vlerat maksimale të lejuara kanë efekte negative për shëndetin. Efektet e tyre sipas produktit janë të dëmshme në organet e ndryshme. Efektet që japin shkaktojnë sëmundje me natyrë kronike. Ato janë të padukshme, zgjasin në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555