INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandale të reja dalin në dritë. Përdhunimet në jetimoren e Shkodrës datojnë që në 2012

Skandale të reja dalin në dritë. Përdhunimet në jetimoren e Shkodrës datojnë që në 2012

Publikuar më: 13:54 20-05-2016

Abuzimi me fëmijët në jetimoren e Shkodrës nuk kanë ndodhur vetëm këto ditët e fundit, por ato kanë qënë gjithnjë prezente. Një jetim, që nuk jeton më në qëndër ka rrëfyer se ato datojnë që në vitin 2012 dhe prezanton një rast të rëndë dhe konkret. Ai sqaron se një kujdestar Sokol. S jo vetëm përdhunonte sistematikisht një të mitur, por dhe e lidhte. Këto ngjarje të rënda as që janë bërë publike dhe mbylleshin brenda mureve të institucionit. Madje sipas tij edhe kur e mësoi drejtori i jetimores, së bashku me kujdestarët e tjerë vendosën të heshtin.
E më absurde është se drejtori vetëm e pezulloi kujdestarin dhe nuk e denoncoi.
Kujdestari abuzues kishte qenë edhe vetë i rritur në atë qendër si jetim.
Ish-pjesëtari i jetimores së Shkodrës, ka shtuar se për viktimën e përdhunimit nuk morr asnjë ndihmë, qoftë edhe nga psikologja e qendrës, e cila thekson ai ishte e mpleksur në një raport intim me vetë drejtorin.
Fati i të përdhunuarës ishte po kaq i keq, pasi kur doli Xh. N (vajza në foto) nga jetimorja sëbashku me motrën e saj mbeti rrugëve dhe më pas të dyja kanë përfunduar si prostituta në Kosovë.
Ai flet dhe për dhunë fizike dhe ajo ka qënë e zakonshme, pasi rriheshin sistematikisht.
Ish pjesëtari i jetimore sqaron se i gjithë personeli kishte dhe një ves tjetër, vidhnin fonde dhe ç’të mundeshin në jetimore.
I vetmi person pozitiv në jetimore thotë ai ishte kujdestari Sokol Murati, pasi ishte i vetmi person, që kujdesej si prind për të miturit.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326