INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet me fluturimet nga Shqipëria, kush është pronari që mori miliona euro dhe u 'arratis'

Skandalet me fluturimet nga Shqipëria, kush është pronari që mori miliona euro dhe u 'arratis'

Publikuar më: 12:24 15-11-2018

Ilir Xhelo nuk ndjeu asnjë siklet kur pasi shiti rreth 50 mijë bileta të kompanisë së fluturimeve Belle Air, mori lekët, bëri gati valixhet dhe u nis direkt drejt Italisë. Në Shqipëri, filloi procedurën e falimentimit të kompanisë Belle Air, në fund të vitit 2013, pak muaj pasi PS kishte marrë qeverinë.

Njerëzit që kishin blerë biletat, u dyndën në dyert e agjencive të ndryshme dhe në aeroport, ku nuk kërkonin më të fluturonin, por kërkonin rimbursimin për biletat.

Atëkohë, në fund të 2013, një deklaratë e thatë e Belle Air lajmëronte se qytetarëve do t’u ktheheshin paratë. Dhe krejt qetësisht, CEO i kompanisë, mori plaçkat e u zhduk. Për një vend që kishte vuajtur njëherë skemat piramidale, kjo skemë e re ishte qartazi e tillë, por, institucionet, bënë një sy qorr e një vesh shurdh, për të mos u marrë me këtë çështje. Hetimet e filluara nga prokuroria, nuk patën asnjë vijueshmëri për të sqaruar qytetarët.

Çuditërisht, Xhelo, me rreth 6 milionë euro në xhep që i kish detyrim ndaj shtetit, dhe me mijëra e miliona euro që kishte marrë në Shqipëri nga shitja e biletave, në Itali, gjeti terrenin gati për të krijuar një kompani të re.

Fly Ernest s.p.a, erdhi në Shqipëri me një avion të ri, si kompani e re, por me pronarë të vjetër. Thjesht dhe saktë, pronarët të njëjtët, por avioni kishte një tjetër logo, jo “Belle Air”, por “Ernest”.

Sipas të dhënave të saj të regjistrimit, kompania ka zyrat qendrore në Milano dhe është themeluar në 2015, por në fillim të 2016, nisën fluturimet. Destinacioni kryesor është Tirana, thuajse nga çdo qytet me aeroport në Itali.

Ilir Xhelo, nuk duket të jetë CEO i Ernest me letra zyrtare (kjo edhe për shkak se ai ishte CEO i Belle Air), por ai është në realitet. Në fluturimin e parë në Rinas, një foto e tregon atë me duart lart e shumë të gëzuar për fluturimin e parë.

Skandali i borxhit që vazhdon...

E plotë në: http://www.newsbomb.al/skandal-zbulohet-email-fly-ernest-ish-belle-air-i-dikurshem-me-borxhe-ne-tia-paguani-ose-ndalojme-fluturimet-kush-eshte-ceo-qe-iku-nga-shqiperia-me-miliona-euro-141595

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553