INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet në shëndetësi. Deputeti i PD Agron Shehaj debat të ashpër me Erion Braçen

Skandalet në shëndetësi. Deputeti i PD Agron Shehaj debat të ashpër me Erion Braçen

Publikuar më: 13:33 22-11-2017

Sistemi shëndetësor në vend përplas në debat ët ashpër deputeti demokrat Agron Shehaj me ministren Ogerta Manastirliu dhe kreun e Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe. Debati nisi mbi konkurset që janë zhvilluar për krerët e spitaleve në vend, e që sipas deputetit demokrat Agron Shehaj kanë fituar të gjithë militantët e Partisë Socialiste. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të komisionit Erion Braçe, i cli në fakt nuk ka lejuar që përgjigjen për këtë çështje ta japë ministrja Manastirliu.
Agron Shehaj:
“Dua të kuptoj sa do kushtojnë këto kontrolle deri në fund të vitit. Unë shikoj rrezikun që mund të na shkojnë më shumë. Pyetja tjetër është, janë bërë disa emërime të drejtorëve për spitale kohët e fundit, për të cilat qeveria ka shpallur edhe konkurse, është angazhuar, ka bërë konkurse, ka harxhuar para publike. Janë ftuar qytetarët të marrin pjesë dhe në fund janë zgjedhur si zakonisht, në Shkodër një kandidat i Partisë Socialiste. Janë rikonfirmuar të njëjtët që ishin, që diheshin që ishin pranë qeverisë socialiste. A është e hijshme të harxhojmë paratë e buxhetit për të bërë të njëjtat emërime që bëheshin edhe më përpara?”
Erion Braçe:
“Jemi mbledhur për politikat shëndetësore, për këtë mund të sqaroheni me deputetin me shkrim, me gojë, ose në seancë plenare, në interpelancë, por jo këtu, atje”.
Agron Shehaj:
“Më habit fakti që kryetari nuk lejon ministren të përgjigjet”.
Erion Braçe:
“Fatkeqësisht kështu është”.
Agron Shehaj:
“Fatkeqësia kjo është që ju drejtoni komisionin e ekonomisë. Rasti tjetër është ai i një qytetari që i kërkohet 400 mijë lekë për të hyrë në operacion. Kjo është qeveria falas?”
Erion Braçe:
“Qeveri falas nuk ka”.
Shehaj:
“E kisha për shëndetësinë, se dihet që qeveri falas nuk ka”

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662