INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet seksuale në Hollywood po bëjnë namin, Jennifer Lopez ka diçka për të thënë

Skandalet seksuale në Hollywood po bëjnë namin, Jennifer Lopez ka diçka për të thënë

Publikuar më: 22:06 02-02-2018

Nuk kanë të mbaruar skandalet e abuzimeve seksuale në Hollywood. 

Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollywoodin vijojnë të prodhojnë krye artikuj gazetash dhe lajmesh në të gjithë botën. Këto skandale kanë qenë të shumta kohët e fundit e kanë përfshirë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë dhe muzikës botërore.

E së fundmi është akuzuar drejtuesi dhe bashkëpunëtori i një prej revistave më të njohura në SHBA, GUESS, Paul Marciano. Kate Upton akuzon drejtorin artistik të revistës se ka abuzuar seksualisht me mjaft vajza të reja dhe sipas saj, ai nuk duhet të jetë më pjesë e revistës.

Pas këtyre akuzave ka reaguar për herë të parë për këtë çështje këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez.
“Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe. Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”, – ka thënë JLo për E! News.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604