Është një nga reperat më në zë të skenave botërore të muzikës, por duket se këtë herë do të ketë telashe të shumta me drejtësinë.
Bëhet fjalë për reperin Nelly, i cili tashmë është denoncuar në polici për abuzim seksual.
Denoncimi është bërë nga një fanse e yllit të muzikës rep, sipas të cilës abuzimi seksual ka ndodhur më 5 dhjetor, pas konceritit që amerikani ka dhënë në Cliffs Pavilion.
Nga ana tjetër policia ka bërë të ditur se tashmë ka filluar një hetim për abuzime seksuale ndaj Nelly-it, ndërrkohë që vetë këngëtari i ka mohuar këto akuza.
Muajin e kaluar është ngritur edhe një tjetër padi ndaj këngëtarit, i cili edhe atë herë i mohoi akuzat dhe madje ngriti edhe një kundërpadi.