Rreth 600 milionë fjalëkalime të “Facebook” dhe “Instagram” mund të jenë ekspozuar si pasojë e një e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.
Lajmi u bë i ditur nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs. Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebook që nga viti 2012.
Ndërkohë, “Facebook” e pranon dështimin e tij të sigurisë, por premton se këto gabime do të rikuperohen sa më shpejtë. Për “Facebook”, pas skandalit të të dhënave, ky është një tjetër skandal që do të tronditë këtë kompani.