INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i AKEP, reagon Vodafone: Nuk do pranojmë asnjë favorizim në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë [VIDEO]

Skandali i AKEP, reagon Vodafone: Nuk do pranojmë asnjë favorizim në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë [VIDEO]

Publikuar më: 18:40 14-02-2018

Pas vendimit të Autoritetit për Komunikimet Elektronike dhe Postare për tarifat e reja në shërbimet telefonike mobile, ka reaguar kompania e telefonisë celulare Vodafone.
Sipas Vodafone propozimi i AKEP është i papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës dhe thekson se sipas këtij vendimi synohet të aplikohen tarifa diskriminuese ndaj Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Kompania Vodafone Albania në reagimin e saj është shprehur se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme si në nivel kombëtar ashtu edhe europian ndaj një vendimi të tillë të AKEP.

Ja reagimi i plotë:
Në mënyrë krejt befasuese, Vodafone Albania u informua nga mediat se AKEP (Autoriteti për Komunikimet Elektronike dhe Postare) do të propozojë për miratim në mënyrë aspak transparente, një vendim arbitrar që favorizon Albtelecom në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë.

Sipas këtij vendimi AKEP synon të aplikojë tarifa diskriminuese ndaj Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Tarifa të tilla penalizojnë klientët e këtyre dy operatorëve pasi do t’u duhet të paguajnë më shumë për telefonatat drejt Albtelecom duke gjeneruar kështu fitime për Albtelecom. Theksojme se kjo kompani operon prej më shumë se dy dekadash në tregun shqiptar të telekomunikacionit me aktivetet në telefoni fikse dhe celulare dhe me pozita dominante në tregun e telefonisë fikse. Vodafone Albania e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent.

Në pritje të një reagimi dhe sjelljeje korrekte nga ana e AKEP, Vodafone Albania thekson se në asnjë rast nuk do të pranojë asnjë vendim që nuk është në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri , e për më tepër që cënon të drejtat e klientëve tanë. Vodafone Albania është e angazhuar të ndjekë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme si në nivel kombëtar ashtu edhe europian ndaj një vendimi të tillë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193