Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duket se ndodhet në telashe.
Portugezi nuk është aspak i qetë para El Clasicos, e cila do të luhet në Camp Nou nga ora 16:15 pasi po akuzohet për evazion fisklal. Sipas të përditshmes sportive katalane, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personal. Agjencia Tatimore e Spanjës tashmë ka filluar hetimet ndaj Ronaldos, i cili thuhet se ka fshur të ardhurat nga reklamat që nga vitin 2009.
Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe. 74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.
Në këtë mënyrë, Ronaldo i ka paguar taksave një shifër minimale nga të ardhurat stratosferike, ndërsa përllogaritet që i ka fshehur tatim-taksave rreth 150 milionë euro.
Në qendër të evazionit fiskal është portugezi Jorge Mendes, menaxheri i Cristiano Ronaldos, që ka një tjetër klient mjaft të njohur në futboll dhe po aq të paguar si Josè Mourinho. Të tjerë të akuzuar nga yjet e futbollit janë Radamel Falcao, Mesut Ozil, ndërsa në IItali të përfshira në skandal janë 6 skuadra të Serisë A: Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino. Tashmë të gjithë presin me ankth të dielën, për të zbuluar detaje nga skandali me emrin Football Leaks.