INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali 'DH Albania', shkarkohet nga detyra kreu i ARRSH. Ja kush e zëvendëson

Skandali 'DH Albania', shkarkohet nga detyra kreu i ARRSH. Ja kush e zëvendëson

Publikuar më: 11:14 22-01-2019

Është shkarkuar nga detyra, Afrim Qendro, Drejtori Autoritetit Rrugor Shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga burime mediatike, sipas të cilave, në krye të ARRSH-së, është emëruar Sonila Qato, ish-ministrja e Shtetit.

Shkarkimi nga detyra i Qendros vjen pak pas nisjes së hetimeve ndaj tij, pas zbulimit të skandalit ‘DH Albania” në Unazën e Re, të kompanisë që do të përfitonte milionat për ndërtimin e segmentit dhe që e kishte fituar tenderin e shpallur nga ARRSH.

Qendro, në dëshminë e parë në Prokurori, ka deklaruar se procedurat kishin qenë sipas ligjit dhe nuk ndihej përgjegjës për skandalin.

Kjo është lëvizja e dytë që bëhet brenda 24 orëve në dy institucionet që ‘DH Albania’ fitoi tenderat me vlerë 30 milionë euro, pasi dje dha dorëheqjen edhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947