INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i bebeve pa krahë në Francë, nisin hetimet se ç'po ndodh

Skandali i bebeve pa krahë në Francë, nisin hetimet se ç'po ndodh

Publikuar më: 10:48 23-02-2019

Prindërit, mjekët dhe grupet e avokatisë po kërkojnë përgjigje për arsyen pse kanë lindur në Francë fëmijë pa duar dhe krahë.

Ata u takuan në Paris për herë të parë për të diskutuar mbi defektin misterioz të lindjes, i njohur si reduktimi i gjymtyrëve të sipërme, i cili po rritet nëpër rajonet rurale të vendit mesdhetar. Një panel shkencëtarësh është dërguar për të “identifikuar dhe analizuar” atë që fshihet pas skandalit dhe.

Në fillim të muajit të ardhshëm paneli i shkencëtarëve do të mblidhet sërish me prindërit dhe mjekët për të dhënë një përgjigje. 

Gjatë 15 viteve të fundit, dhjetëra foshnje kanë lindur pa krahë. Kjo ka shkaktuar frikë tek shëndetit publik, të cilët thonë se numri i bebeve të lindura me keq formime është i lartë. 

Çështja doli në dritë shtatorin e kaluar, kur Franca 2 Televizioni njoftoi lindjen e dhjetëra bebeve pa krahë ndërmjet viteve 2009 dhe 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438