INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i dhunimit të fëmijës 3 vjeçar, 2 edukatore ndiqen penalisht

Skandali i dhunimit të fëmijës 3 vjeçar, 2 edukatore ndiqen penalisht

Publikuar më: 13:24 22-06-2016

Zgjerohen hetimet për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve në një kopësht privat në kryeqytet, dhunë e cila u transmetua në një nga emisionet investigative. Pasi i pa publikisht që administratorja e kopështit dhunoi barabarisht një fëmijë vetëm 3-vjeçar, Anjeza Shabani u arrestua, por tashmë penalisht do të ndiqen edhe 2 edukatoret e tjera të këtij institucioni.
Mësohet se policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës në ngarkim të tyre me akuzën e moskallzimit të krimit. 2 edukatoret mësohet se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë mbi skandalin në kopshtin privat në zonën e Saukut në kryeqytet.
Nga marrja në pyetje e tyre, specialistët e policisë dyshojnë se 2 edukatoret kanë qenë në dijeni të dhunës sistematike fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj fëmijës së mitur 3-vjeçar. Ndërkohë, dy prindërit e fëmijës së dhunuar kanë qenë në Prokurorinë e Përgjithshme ku mësohet se kanë marrë kontakt me zyrtarë të organit qendror të akuzës.
Ndërkohë administratorja Anjeza Shabani, pritet të dalë ditën e enjte përpara Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. Shabani akuzohet keqtrajtimit të të miturve dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa neni 124 pika b e Kodit Penal parashikon dënim deri në 20 vite burgim.

Article Logic
Execution time: 0.0042338371276855