INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i Facebook ''ndjek'' Instagramin, ja çfarë ka ndodhur me fjalëkalimet e miliona përdoruesve

Skandali i Facebook ''ndjek'' Instagramin, ja çfarë ka ndodhur me fjalëkalimet e miliona përdoruesve

Publikuar më: 10:31 19-04-2019

Skandalet e rrjeteve sociale nuk kanë të mbaruar. Kësaj radhe dhe rrjeti social Instagram duket se po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook. Sot kompania zbuloi se miliona fjalëkalime të Instagram, ishin ruajtur në një format të lexueshëm nga kushdo.

Një hetim i brendshëm arriti në përfundimin se me fjalëkalimet e ruajtura nuk ishte abuzuar nga brenda kompanisë, e as i kishin përdorur me qëllim të keq, ama pavarësisht justifikimeve të rrjetit social, lista e skandaleve të privatësisë së Facebook që po shtohet dita ditës, po shndërrohet në problem serioz.

Ndërkohë kompania ka sqaruar se shumë shpejt rrjeti social do të njoftojë të gjithë përdoruesit e Instagram, fjalëkalimet e të cilëve janë ruajtur në formatin e lexueshëm, që ata të kenë mundësi ti ndryshojnë ato.

Ky skandal vjen pasi Facebook zbuloi një tjetër problem sigurie i cili kësaj here ka prekur rreth 1.5 milionë përdorues, të cilëve iu janë vjedhur kontaktet e emaileve dhe iu janë ngarkuar përmbajtje të padëshiruara apo kërkuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713