INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Rusi me këngë të kopjuar, tek Kënga Magjike? Reagon autorja e tekstit Fifi! Dëgjoni ngjashmërinë këtu [VIDEO]

Era Rusi me këngë të kopjuar, tek Kënga Magjike? Reagon autorja e tekstit Fifi! Dëgjoni ngjashmërinë këtu [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 29-10-2018

“Mos ma merr” është balada që Era Rusi solli këtë vit në kënga Magjike, por që me paraqitjen e saj të parë, balada u përball me mjaft polemika.

Shumë ndjekës të këngëtares janë shprehur se kënga ka një ngjashmëri të madhe në fabul dhe në tekst me këngën “Joelene” të Dolly Parton.

Një ragim zyrtar ka ardhur nga Fifi, tekst shkruesja e baladës.

E kontaktuar nga “iconstyle.al”, Fifi ka reaguar duke mos mohuar ngjashmërinë, por duke u shprehur se shumë femra përjetojnë situata të ngjashme në jetë çka mund të kthehen më pas në frymëzim për tekstet e këngëve të tyre.

“Më vjen mirë që paskan shkruar mediat dhe kjo ka qenë arsyeja e bërjes së këngës. Kënga “Jolene” mbetet “Jolene”. Unë nuk jam inspiruar te “Jolene”, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar. Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolli Parton një histori të tillë”, u shpreh Fifi.
E para, akuza për ngjashmëri bie poshtë pasi nuk jam artiste që vjedh tekste ose përkthej siç ka disa të tjerë që përkthejnë tekste nga italishtja. Unë nuk e bëj këtë gjë dhe e dyta ka shumë këngë që thonë të dua edhe në shqip edhe në anglisht, i bie që të kenë vjedhur tekstet?”
“Zakonisht bazohem në histori të vërteta dhe kësaj rradhe i bie që mund të ketë pasur diçka të vërtetë brenda. Pse jo!”, e mbylli fjalën Fifi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322