INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i “Panama Papers” çon në një tjetër dorëheqje

Skandali i “Panama Papers” çon në një tjetër dorëheqje

Publikuar më: 13:43 15-04-2016

Panama Papers shkakton një tjetër tronditje. Ministri spanjoll i Industrisë Jose Manuel Soria dha dorëheqjen pas zbulimeve të “Panama Papers”. Ministri e njoftoi dorëheqjen përmes një deklarate, duke e justifikuar vendimin me keqinterpretimin e informacioneve lidhur me aktivitetet e bizneseve të tij dhe me dëmet që kjo situatë po i shkaktonte qeverisë spanjolle.

Gjithsesi ai vazhdon të mohojë akuzat se ka shkelur ligjin, duke e cilësuar dorëheqjen si një akt sakrifikues në interes të partisë së tij që më shumë gjasa do të duhet të përballet me zgjedhjet e përgjithshme, pas rezultateve jobindëse në zgjedhjet e dhjetorit.

Marrëveshjet e dyshimta të biznesit të Sorias u raportuan fillimisht nga faqja spanjolle “El Confidencial”, i cili kishte pasur akses tek “Panama Papers”.

Në dokumente, zyrtari spanjoll përmendej si administrator i një firme “offshore” për 2 muaj në vitin 1992. Soria nxitoi të hidhte poshtë pretendimet, por me kalimin e javëve me shumë informacione kompromentuese dolën në dritë nga media të tjera, që sugjeronin lidhje të tjera me parajsat fiskale.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176