INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i “Panama-së”, Prokuroria e Përgjithshme: Po hetojmë

Skandali i “Panama-së”, Prokuroria e Përgjithshme: Po hetojmë

Publikuar më: 15:01 05-04-2016

Një ditë pas publikimit të përfshirjes së Shqipërisë në skandalin financiar të “Panama-së”, ka reaguar dhe organi i akuzës në vend. Prokuroria e Përgjithshme njofton se po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese për të qartësuar situatën e mbi përfshirjen e mundshme në çështjen “Panama Papers” të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që operojnë në tregun financiar shqiptar.

Përmes një njoftimi për shtyp, organi qendror i akuzës bën të ditur se:

“Po punojmë me të gjitha strukturat ligjzbatuese për të sqaruar situatën. Jemi duke bashkëpunuar për dyshimet mbi kompani apo shtetas shqiptarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.021522045135498