INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i Panamasë, Manjani: Ligj  për kompanitë që investojnë në Shqipëri

Skandali i Panamasë, Manjani: Ligj për kompanitë që investojnë në Shqipëri

Publikuar më: 10:10 06-04-2016

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pritet të ndërmarrë nisma ligjore, ku do të kërkojë deklarimin e aksionerëve të kompanive offshore që investojnë në vendin tonë.

“Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim i të gjithë listës së aksionerëve.  Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri  do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët”.

Ky qëndrim i qeverisë shqiptare vjen menjëherë pas skandalit botëror të parajsave financiare të Panamasë, ku në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur janë edhe kompani dhe biznesmenë shqiptarë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka politikanë shqiptarë të përfshirë në skandalin e Panamasë, Manjani deklaroi se nuk ka dijeni për këtë, por shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë në hetimet për skandalin botëror që ka prekur edhe Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387