Cristiano Ronaldo ditët e fundit është përfshirë në një skandal, ku mbi të rëndojnë akuza për përdhunimin e një vajze në vitin 2009.
Lajmi është bërë publik nga media gjermane "DER SPEIGEL",e cila ka edhe rrëfimin e plotë të 34-vjeçares Kathryn Mayorga që pretendon se është përdhunuar nga Ronaldo. Mayorga ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur në Las Vegas në vitin 2009 kur ajo ishte rreth 25 vjeç. Aty Ronaldo e kishte marrë në një hotel dhe kishte kryer marrdhënie seksuale në rrugë anale me të, pa dëshirën e saj.
Gjithashtu, Mayorga ka deklaruar se Ronaldo i kishte ofruar shuma të konsiderueshme parash në mënyrë që ajo të heshte. I gjendur në këtë situatë ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo duke mohuar gjithçka.
"Ato janë lajme "fake" (gënjeshtër)" mësohet të ketë thënë Ronaldo. Gjithashtu avokati i yllit të Juventusit, ka deklaruar se do të padisë gazetën gjermane dhe do të kërkojë prej saj dëmshpërblim për prishje imazhi.