INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SKANDALI i përdhunimit me ish-gruan e shqiptarit! Dalin provat që pritet të fundosin Ronaldon, ja çfarë është gjetur! [FOTO]

SKANDALI i përdhunimit me ish-gruan e shqiptarit! Dalin provat që pritet të fundosin Ronaldon, ja çfarë është gjetur! [FOTO]

Publikuar më: 19:28 21-10-2019

Ai mund të jetë një ndër futbollistët më të famshëm dhe më të kërkuar në botë, por reputacioni i tij u njollos për shkak të akuzave për përdhunim nga një ish-modele.

Për të gjithë ju që nuk keni dijeni mbi ngjarjen, në fund të shtatorit të vitit të kaluar gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi akuzat e një ish-modeleje, e cila shprehej se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, në vitin 2009. Modelja e quajtur Kathryn Mayorga pretendon se futbollisti ka abuzuar seksualisht me të në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas 34-vjeçares, pasi kreu aktin e përdhunimit, Ronaldo i tha se i vinte keq, pasi ai zakonisht është një djalë i mbarë. Po ashtu, modelja amerikane pretendon se duke përfituar nga gjendja e saj e rënduar psikologjike, futbollisti bleu heshtjen duke i dhënë asaj 287,000 paund.

Kur këto akuza dolën në dritë vitin e kaluar, Ronaldo i mohoi kategorikisht. Më vonë, The Sun bëri të ditur se ekzistojnë dokumente që tregojnë se futbollisti e ka pranuar aktin në shtator të vitit 2009, por e ka ndryshuar deklaratën në dhjetor të po atij viti. Në deklaratën e shtatorit ai ka pranuar se modelja i ka thënë “jo” dhe “ndalo” disa herë. Por, në dhjetor është shfaqur një version i dytë, në të cilin Ronaldo mohon që Mayorga të ketë kundërshtuar aktin. Ronaldo vazhdon ta mohojë të ketë bërë diçka kundër dëshirës së saj dhe është shprehur se versioni i parë ka rënë në dorë të hacker-ave, të cilët e kanë ndryshuar deklaratën e tij për ta bërë të duket fajtor. Nga ana tjetër “Der Spiegel” siguroi se dokumenti nuk mund të jetë falsifikuar, sipas revistaclass.

po.jpg

 

Në fund të korrikut të këtij viti, u mor edhe vendimi përfundmitar lidhur me çështjen e shumëpërfolur. Në dokumentat e bërë publike, thuhej se “duke qenë se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund të vërtetohen, ndaj tij nuk mund të merret asnjë veprim penal.”

Mirëpo, së fundmi, çështja është rikthyer sërish në vëmendje, pasi disa email-e të policisë së Las Vegas-it, të bëra publike nga The Sun, tregojnë se ADN-ja e Cristiano Ronaldo-s përputhet me gjurmët e lidhura me përdhunimin.

Nuk dihet çfarë do të ndodhë tani me futbollistin, por dimë të themi se është zhytur në telashe.

Article Logic
Execution time: 0.0050151348114014