INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i përgjimeve, Tahiri sulmon sërish gjyqtarin Aliaj

Skandali i përgjimeve, Tahiri sulmon sërish gjyqtarin Aliaj

Publikuar më: 17:42 10-06-2016

Pas vlerësimit të masës së sigurisë për dy zyrtarët e policisë, duke lënë në fuqi masën “arrest shtëpie”, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar sërisht sot gjyqtarin Arjan Aliaj. Në një konferencë për mediat, Tahiri  tha se argumentat me të cilat gjyqtari Arjan Aliaj ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë janë qesharake.

Sipas ministrit të Brendshëm, argumentat për këtë vendim janë për “të bërë qokën politike të radhës” nga gjyqtari Aliaj.

Tahiri: Në vazhdim të denoncimeve tona të vendimarrjeve skandaloze të gjyqtarit Arjan Aliaj, dal sot para jush pas vendimi të këtij gjyqtari për të lënë në arrest shtëpie dy punonjës shumë të mirë dhe të përkushtuar të policisë së shtetit Artjon Duka dhe Entiol Xhelilaj,të cilët kanë kryer detyrën me përkushtim në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë falë të cilave policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka korrur një sërë rezultatesh themelore për të ndërtuar marrëdhënien kyç  që duhet ndërmjet agjencive ligjzbatuese, luftën kundër kriminalitetit dhe veçanërisht terrorizmit. Gjyqtari Arjan Aliu ka vendisur arrest shtëpie për oficerin Duka me argumenta skandalozë, që nuk janë të denjë as për një student të juridikut jo më për një gjyqtar. Është një përpjekje e dështuar për të bërë qokën politike të rradhës.

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562