INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i përgjimeve,

Skandali i përgjimeve, "Zaevi po merr fund, kjo është çështje kohe"

Publikuar më: 13:54 13-08-2019

Gazetari italian, Laris Gajser, i cili publikoi përgjimet për rastin “Zhvatja” në gazetën “La Verita”, ka folur sot në një radio sllovene mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa paralajmëron zhvillime të forta.

Ai shprehet se kryeministri Zoran Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në Aleancën Atlantike.

Në analizën e tij gati 20-minutëshe në radion “Capodistria”, Gajser tha se Maqedonia e Veriut ka humbur besimin te ndërkombëtarët, dhe për këtë, qytetaret e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të vuajnë më këtë përjashtim, shkriuan Alsat.

Sipas gazetarit italian, terapia më e mirë për të shëruar gjendjen që po kalon sot Maqedonia Veriut janë zgjedhjet e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0026700496673584