INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i privatësisë, ja çfarë do të bëjë Facebook për gjobën me vlerë 5 miliardë dollarë

Skandali i privatësisë, ja çfarë do të bëjë Facebook për gjobën me vlerë 5 miliardë dollarë

Publikuar më: 09:01 25-07-2019

Kompania e Facebook, pas gjithë akuzave se kishte keqpërdorur të dhënat personale të përdoruesve ka rënë dakord të paguajë gjobën prej 5 miliardë dollarë.

Komisioni Federal i Tregtisë njoftoi mediat për marrëveshjen me Facebook dhe theksoi se kjo ishte gjoba më e kushtueshme që ka marrë ndonjëherë një kompani teknologjike.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për privatësinë, të cilët do të marrin vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve në Facebook.

Komisioni Federal i Tregtisë është përgjegjës për zyrtarët që do të punojnë me Zuckerberg për t’u siguruar që gjiganti i medias sociale do të respektojë rregullat dhe të dorëzojë çertifkatat e plotësimit të kushteve.

Komisioni Federal i Tregtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u përhap lajmi se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte marrë informacione private të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizimin e tyre.

Në veçanti, komisionerët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012, e cila detyronte kompaninë të merrnin miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera. Komisioni Federal i Tregtisë vërtetoi që marrëveshja nuk ishte zbatuar dhe gjobiti Facebook me shumën 5 miliardë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885