Skandali i tradhtisë vazhdon ende në familjen më të njohur në botë Kardashian – Jenner.
Kur të gjithë menduan se kjo fazë po kalonte, del traileri i “Keeping Up With The Kardashians” me skena mjaft të frikshme brenda tij, ku Khloe Kardashian shihet disa herë që të dalë nga vetja për situatën e krijuar në familjen e saj.
Dhe Jordyn Woods duket se nuk paska përjetuar aspak mirë këtë pjesë.
Të gjitha mediat amerikane flasin se 21-vjeçarja nuk e ka aspak të lehtë të kalojë këtë situatë dhe gjithçka është përkeqësuar pasi ka dëgjuar fjalimin e Khloes për Jordyn gjatë trailerit, e cila e quante gënjeshtare.
Për këtë arsye, Jordyn është larguar për në Londër ku përveç promovimit të linjës së saj të qerpikëve, ajo e ka parë atë vend si strehë për të qëndruar sa më larg familjes Kardashian dhe fjalëve që fliten për të në vend.