INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i tradhtisë së Khloe Kardashian na vërtetoi që KARMA ekziston! Zbuloni arsyen [FOTO]

Skandali i tradhtisë së Khloe Kardashian na vërtetoi që KARMA ekziston! Zbuloni arsyen [FOTO]

Publikuar më: 10:21 23-02-2019

Khloe Kardashian sigurisht që nuk po përjeton periudhën e saj më të mirë përsa i përket jetës së saj personale. Ajo ndihet e tradhëtuar, e lënduar, e zhgënjyer dhe e shkatërruar. Partneri i saj që prej dy vitesh Tristan Thompson e ka tradhëtuar sërish, por këtë herë drama ishte akoma më e rëndë pasi e tradhëtoi me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Kylie Jenner, Jordyn Ëoods. Kjo e fundit është mbështetur shumë nga familja Kardashian dhe i kanë hapur rrugën drejt modelingut. Khloe me siguri ndihet e shkatërruar pasi sërish tradhëtinë e Tristan e mori vesh nëpërmjet mediave edhe pse ai e mohoi në fillim, më pas e pohoi se çdo gjë ishte e vërtetë dhe madje përflitet se Jordyn dhe Tristan kanë rreth 1 muaj që shkojnë me njëri-tjetrin.

Kjo tradhëti ka ardhur pas faljes së tradhëtisë e ndodhur në prill të 2018 ku Tristan u kap ‘mat’ teksa ishte me 2 femra të tjera ku përkëdhelej e flirtonte me to. Asokohe videoja bëri xhiron e rrjetit dhe për Khloe kjo gjë ishte shumë lënduese. Vlen ta theksojmë se Tristan e ka tradhetuar Khloe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë duke pritur fëmijën e tij, e cila me shqetësmet e fundit bëri që të lindte parakohe.

crt.jpg

 

Të gjithë e kryqëzuan Tristan, ndërkohë që Khloe e fali duke shpresuar që nuk do të ndodhte më, por mesa duket ai nuk zë mend dhe ajo duhet ta pranojë këtë.

Duke shpjeguar gjithë dramën e Khloe Kardashian na duket sikur historia na u rrotullua dhe kemi të bëjmë me një deja vu, por jo, ka ndodhur vërtet.

Në momentin që Tristan Thompson njohu Khloe në vitin 2016-2017, ai ishte në një marrëdhënie me Jordan Craig, e cila ishte shtatzënë dhe priste djalin e basketbollistit. Si njeri egoist që është Tristan (të paktën kështu e konsiderojnë edhe burimet për mediat e huaja) ai nuk u shqetesua farë për ish partneren dhe vazhdoi romancën me Khloe, ndërkohë që edhe kjo e fundit nuk iu bë vonë që hyri mes një çifti dhe po prisnin një fëmijë.

Prit pak, a nuk është e njëjta histori? Po, po fatkeqësisht kemi të bëjmë me të njëjtën histori, ashtu si Jordan Craig që u tradhëtua nga Tristan me Khloe gjatë kohës që ishte shtatzënë, edhe Khloe u tradhëtua nga Tristan me dy femra të tjera në një klub nate.

jjtk.jpg

 

Një dramë e vërtetë apo jo? Oh, Khloe na vjen shumë keq për ty, por mendojmë se gjithçka që po të ndodh ty është efekti i Karmës (me fjalë të thjeshta, çdo gjë që ke bërë do të të kthehet mbrapsht dhe Khloe, po, ashtu ndodhi).

Nuk na vjen mirë aspak që dalim në këtë konkluzion, pasi kemi të bëjmë me një femër të tradhëtuar, me një nënë të lënduar, por duhet t’i peshojmë mirë veprimet kur i bëjmë apo jo që të mos na kthehen mbrapsht. Ndërkohë që Khloe (e di që nuk po na dëgjon apo lexon), por lërë atë Tristan, ai nuk do të zërë mend kurrë dhe këtë duhet ta kishe kuptuar që kur tradhëtoi Jordan Craig me ty, pra edhe ty do të të tradhëtonte. Jo më larg se dje edhe reperja e njohur Cardi B ne një video tha pikërisht këtë që gjë që tek Khloe po funksionon karma momentalisht.

Karma hurts, karma is a bi*ch!

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953