Ka “rrjedhje” edhe në futboll dhe 18.6 milionë e-mailet të piratuara nga Football Leaks kanë nxjerrë të palarat e David Beckham.
Bëhet me dije nga Daily Mail se ish-kapitenit të kombëtares angleze i është thënë të rregullojë problemet e tij me taksat në rast se dëshiron që të bëhet kalorës. Mësohet se ka pasur shkëmbime ndërmjet një komiteti të Whitehall dhe këshilluesve të superyllit britanik për këtë çështje. Në fakt ai ishte shumë afër për t’u emëruar Sir David në listën e nderimeve të vitit të ri 2014, por problemet fiskale prishën gjithçka. Mesa duket Beckahm është përfshirë në një skemë për të shmangur taksat duke dalë në këtë mënyrë nga “zemra” e Mbretëreshës. Jo vetëm kaq, pasi e-mailet e rrjedhura treguan edhe histori të tjera të padëgjuara të ish futbollistittë njohur. Beckham-it i kanë bërë shantazh për 1 milionë paundë, ndërsa bëhet me dije gjithashtu që ai i ka kërkuar BBC që të paguante për një avion privat në mënyrë që të shihte djalin e tij duke luajtur futboll. Histori të padëgjuara për një personazh jo dhe aq pozitiv sa ç’dukej.