Gjermania "Bild" ka lëshuar bombën mbrëmjen e së martës: Ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe Real Madridit Christoph Metzelder është akuzuar për trafik të pornografisë së fëmijëve. Policia e Hamburgut i është futur në shtëpi ish-lojtarit të Gjermanisë dhe i ka marrë kompjuterin dhe celularin.
Zbulimin e ka bërë një ish e dashura e 38-vjeçarit, ajo pretendon se ai i ka dërguar mbi 15 foto pornografike me të mitur në Whatsapp.