INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me përdorimin e të dhënave personale, BE vendos para përgjegjësive Facebook-un

Skandali me përdorimin e të dhënave personale, BE vendos para përgjegjësive Facebook-un

Publikuar më: 10:10 28-03-2018

Pas skandalit për përdorim e të dhënave personale nga facebook, gjatë vitit 2016 në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump, Bashkimi Europian i dërgon një letër Facebook-ut.

Në letrën e dërguar Komisionerja Europiane për Drejtësi, Vera Jourova pyet ndër të tjera nësë rrezikohen të dhënat e qytetarëve të BE nga skandali i kohëve të fundit. Mësohet se komisionerja ka vendosur si kusht për përgjigjen një afat prej 2 javësh.

Në Samitin e Brukselit javën e kaluar, krerët e shteteve të BE u shprehën se rrjetet sociale e platformat dixhitale duhet të paraqesin transparencë dhe të mbrojnë privatësinë e qytetarëve e duket se dhe letra e dërguar Facebook-ut është në vazhdën e këtij qëndrimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607