INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me privatësinë dhe 'fake news', Zuckerberg rrëfehet para Parlamentit Evropian

Skandali me privatësinë dhe 'fake news', Zuckerberg rrëfehet para Parlamentit Evropian

Publikuar më: 08:22 23-05-2018

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Ndërsa Cambridge Analytica ka mohuar çdo akuzë.

Zuckerberg kërkoi falje para ligjvënësve.

“Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.

Presidenti Parlamentit Europian Antonio Tajani u shpreh se demokracia nuk mund të kthehet në marketing ku cdo kush mund të blejë të dhënat tona dhe të përfitojë avantazhe politike.

Article Logic
Execution time: 0.0027091503143311