Një skandal i vërtetë, ka shpërthyer në Angli, me stadiumin e ri të Totenhemit, i cili është akoma në ndërtim e sipër. Siç shkruan “The Sun”, ditën e sotme, pas disa kontrollesh, janë gjetur kokainë dhe pije alkoolike, në kraterin e ndërtimin, të cilat janë përdorur nga punëtorët.
Përfaqësues të firmës ndërtuese të stadiumit, kanë mohuar gjithçka, ndërkohë që ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë, për të mos prishur imazhin e klubit. Diçka e tillë, i ka bërë akoma më të inatosur tifozët e “spërsave”, pasi data e përfundimit të ndërtimit të stadiumit vazhdon e shtyhet.