INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me stadiumin e Romës. Thirret për herë të dytë në Prokurori, kryebashkiakja

Skandali me stadiumin e Romës. Thirret për herë të dytë në Prokurori, kryebashkiakja

Publikuar më: 17:49 18-06-2018

Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, u thirr për herë të dytë në Prokurorinë Publike si pjesë e hetimit për ndërtimin e stadiumit të ri A.S. Roma. Qytetarja e parë e Romës u dëgjua nga magjistratët të premten si një person i informuar për faktet lidhur me ngjarjen. Por mesa duket dyshimet për përfshirjen në këtë korrupsion kanë çuar për herë të dytë pranë prokurorisë Raggi-n. Skandal ka përfshirë Bashkinë e kryeqytetit italian Romë lidhur me ngritjen e stadiumit të ri të "Tor Di Valle" i klubit të futbollit të Romës. Policia e Romës ka arrestuar 9 persona mes të cilëve nënkryetarin e këshillit rajonal të Bashkisë së Romës Adriano Palozzin e Forza Italia, Presidentin e shoqërisë së shpërndarjes së energjisë në rajonin e Lacios, Luca Lanzalonen si dhe sipërmarrësin e ndërtimit i cili kishte fituar tenderin e realizmit të projektit kryesor të ndërtimit të këtij stadiumi Luca Parnasi. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim me qëllim përfitime korruptive, krime ndaj Administratës Publike, mashtrim fiskal, favorizim të paligjshme e korrupsion.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371