INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me tezën e Matematikës, Ministria kërkon ndjekje penale për deputetin e PD

Skandali me tezën e Matematikës, Ministria kërkon ndjekje penale për deputetin e PD

Publikuar më: 14:33 13-06-2018

Luçiano Boçi publikoi tezën e provimit të Matematikës, 60 minuta përpara se sa maturantët të përfundonin provimin. Por ky skandal i publikuar dhe i denoncuar kudo në media dhe rrjete sociale, u pranua për kameran e IN Tv edhe nga maturantët e gjimnazeve të kryeqytetit. Menjëherë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Lindita Nikolla kërkon marrjen e masave ligjore për të gjithë ata që kanë publikuar tezën e provimit, qoftë ky edhe deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. 

Ministria e Arsimit:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.
MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.
Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata”.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271