Një video e publikuar pak ditë më parë, ku shihej qartë sulmi ndaj turistëve spanjollë nga pronari i lokalit Mihal kokëdhima, është bërë virale në rrjet. E siç duket kjo video ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pikërisht prestigjozes “Daily Mail” e cila ka publikuar edhe rastin e dhunës ndaj turistëve spanjollë.
Media e njohur shkruan në artikullin e saj se pronari i restorantit në jug të Shqipërisë ka reaguar ashpër, pasi spanjollët thanë se nuk iu pëlqeu ushqimi që hëngrën tek ai. Pronari nuk i la turistët që të ikin, por u “përplas” tek xhami i makinës, duke mos ikur prej andej prej rreth 3 kilometrash rrugë.
Pamjet tregojnë se Mihal Kokedhima ngjitet në kapakun e automjetit në Porto Palermo, në jug të Shqipërisë, duke i rënë me celular xhamit, teksa grupi i turistëve spanjollë kërkojnë që të largohen.
“Daily Mail” s’ka lënë pa përmendur faktin që këtë dhunë e ka dënuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pikërisht Rama e cilësonte Kokëdhimën se ka përdorur “dhunë barbare”, duke shkelur kodin e mikpritjes të shqiptarit.