INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me Unazën e Madhe/ Gjiknuri, vërtetohet falsifikimi i dokumenteve, nisin hetimet [VIDEO]

Skandali me Unazën e Madhe/ Gjiknuri, vërtetohet falsifikimi i dokumenteve, nisin hetimet [VIDEO]

Publikuar më: 15:41 11-12-2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaron se kompania fituese në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar jo vetëm dokumentet por dhe bilancet e saj. Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet, me të cilat fitoi tenderin për ndërtimin e lotit të parë tek rrethrrotullimi i shqiponjës. 

Damian Gjiknuri
“Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipërpërmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës. Materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Dua të siguroj qytetarët se deri më tani nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit. Dua të theksoj se falsifikimi i të gjitha dokumenteve rezulton të jetë kryer jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumenteve te tenderit që njeh legjislacioni”.
Ministria nuk është mjaftuar vetëm me anulimin e punimeve por lajmëron se organi i akuzës ka nisur dhe hetimet për këtë çështje.
Damian Gjiknuri:
“Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipërpërmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur mjenjëherë kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës. Materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania”.
Në dalje përballë gazetarëve Ministri Damian Gjiknuri u shfaq i hapur që drejtësia të hedhë dritë edhe mbi figurën e tij dhe çdo zyrtari që ka përgjegjësi për këtë tender publik.
Damian Gjiknuri:
“Për sa i përket akuzave se prapa kësaj shoqërie fshihet Damian Gjiknuripo deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ministër, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnjë lidhje dhe as dijeni rreth këtij aktiviteti kriminal të kryer nga kjo kompani”.
Megjithatë qeveria shfaqet e bindur për ndërtimin e unazës së madhe. Për këtë arsye Damian Gjiknuri lajmërion se do të hapet tenderi publik për këtë lot.
Damian Gjiknuri:
“Për sa i përket akuzave se prapa kësaj shoqërie fshihet Damian Gjiknuri po deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ministër, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnjë lidhje dhe as dijeni rreth këtij aktiviteti kriminal të kryer nga kjo kompani”.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721