INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në jetimoren e Shkodrës. Shoqëria civile thërret Ministrin Klosi, Voltana Ademin dhe deputetet gra

Skandali në jetimoren e Shkodrës. Shoqëria civile thërret Ministrin Klosi, Voltana Ademin dhe deputetet gra

Publikuar më: 15:45 24-05-2016

Shoqëria civile ka thirrur për skandalin në jetimoren e Shkodrës për tu “kërkuar llogari”, Ministrin e Mirëqënies Sociale Klosin, Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademin dhe gratë deputete. Fillimisht i janë drejtuar pyetje Ademit, e cila tha se ngjarje të tilla të ngjashme në Qëndrën Rezidenciale në Shkodër mund të ndodhin sërisht, pasi sipas saj sistemi nuk funksionon. Në debat janë përfshirë dhe deputetet, ku më i nxehti ka qënë ai mes të majtës, Olta Xhaçka dhe të djathës Albana Vokshi.

Pjesë nga debatet:

Olta Xhaçka: Kush janë zgjidhjet që ofroni?
Albana Vokshi: Ju keni informacion që ne nuk na është dhënë dhe është hera e parë që i dëgjojmë. Unë mendoj se nuk është këndvështrimi i duhur për të bërë seancë dëgjimore, pyetjet janë të përgatitura dhe tendencioze. Zonja kryetare ose mbani qëndrimin e duhur ose na vini në dispozicion materialet.
Xhaçka: Ju kam thirrur jo për të bërë protestë në rrugë
Vokshi: Unë po ju kërkoj të mos jeni tendencioze.
Xhaçka: Kemi thirrur të gjitha institucionet, nuk ka asnjë lloj tendencionalitetiti në pyetjet që bëj.

Ndërsa për deputeten, Mesila Doda, fëmijët nuk kanë siguri në qendrat rezidenciale. Ajo kërkoi mbështetje ekonomike për familjet që kanë më shumë se dy fëmijë, në mënyrë që të shmangen qendrat rezidenciale si mundësi strehimi për ta.

Në debat u përfshi dhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha e cila tha se kjo është përgjegjësi e Bashkive, e se institucioni që ajo drejton ka të drejtën e monitorimeve dhe jo të marrjes së masave apo ndërshkimeve.
Ajo ka fajësuar bashkitë duke thënë se janë bërë publike rastet e neglizhimit, që mund të çojnë edhe në dhunë e për rastet ka mungesë vëmendje nag ana e pushtetit vendor.
Ndërsa Ministri i Mirëqenies, Blendi Klosi tha se ka nisur fushatën për mbrojtjen e fëmijëve.

Ja ç’tha Klosi:

“Janë të paktën 8 raporte, por në asnjërin prej tyre nuk ka patur evidentime të abuzimeve seksuale, në të gjitha Qendrat Rezidenciale. Përsa i përket personelit jemi drejt aftësimit të këtij personeli. Kërkojmë të ngrejmë një legjislacion të qëndrueshëm që dënon me forcë çdonjërin që abuzon. Kemi sot 75 qendra në Shqipëri nga të cilat 28 i mubulon shërbimi social shtetëror. Në këto institucione brenda muajit korrik të ketë kontrolle. Do të inspektohet stafi, kushtet fizike të qëndrave, mbi 130 qëndra që mbështeten nga donator do të inspektohen për kushtet. Për 2 javë do të ketë rezultate publike në lidhje me raportet, për të evidentuar çdo shfaqje dhune tek fëmijët. Përsa i përket raporteve, kur flasim për këto shërbime duhet të jemi mjaft të kujdeshëm. Ligji i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, është rishkrim i ligjit të 2010, ku do të ketë dënim maksimal për të gjithë ata që abuzojnë me fëmijët. Kemi ndërtuar dy ligje për urdhërin e psikologëve dhe kërkoj që të kemi një punonjës për çdo 3000 fëmijë. Të ketë sa më shumë psikologë dhe punonjës social në mënyrë që të merren shërbime nga fëmijët. Shtëpitë e fëmijës nuk janë zgjedhja më e mirë për rritjen e këtyre fëmijëve, mendojmë se këta fëmijë rriten shumë më mirë nga familje të cilat do të paguhen për kujdesin e këtyre fëmijëve. Pushteti vendor duhet të gjejë këta fëmijë që çdo familje të jetë e duhura për fëmijën e duhur”.

Ndërsa për deputeten, Mesila Doda, fëmijët nuk kanë siguri në qendrat rezidenciale. Ajo kërkoi mbështetje ekonomike për familjet që kanë më shumë se dy fëmijë, në mënyrë që të shmangen qendrat rezidenciale si mundësi strehimi për ta.

Article Logic
Execution time: 0.0032467842102051