INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në Pashaliman/ Kërkuan shkarkimin e gjeneral Dogjanit, emri i tij ''ngec'' në Presidencë

Skandali në Pashaliman/ Kërkuan shkarkimin e gjeneral Dogjanit, emri i tij ''ngec'' në Presidencë

Publikuar më: 13:06 05-02-2019

Një tjetër emër ka “ngecur” në zyrën e Presidentit Ilir Meta. Këtë herë bëhet fjalë për gjeneral-majorin, komandat të Forcave Detare, Ylber Dogjani.

 Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përfunduar hetimin administrativ për vjedhjen e armatimeve në depon e bazës së Pashalimanit, duke dalë në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen është e gjithë Forca Detare duke filluar pikërisht nga komandanti Dogjani.

Pas kësaj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkarkoi në vend 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe çështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit, ndërsa çoi në zyrën e Metës propozimin për shkarkim të gjeneral-majorit Ylber Dogjani.

Kreu i shtetit ndërkaq ende nuk e ka dekretuar shkarkimin e tij, shkruan newsbomb.al.

Burimet i thanë newsbomb.al, se zyra e Presidencës po mbledh fakte lidhur me përgjegjësinë ose jo të gjeneralit në këtë ngjarje. Gjenerali nga ana e tij pretendon se ka informuar për rreziqet shtabin e ministrisë.

Të njëjtat burime i thanë newsbomb.al se Presidenti po e shikon me qetësi këtë rast e madje po konsideron çdo indicie që mund të ketë lidhje edhe me ndonjë “lojë për pisllëqe detare”.

E plotë në:http://www.newsbomb.al/beteja-olta-xhacka-i-kerkon-ilir-metes-shkarkimin-e-ylber-dogjanit-emri-i-gjeneralit-ngec-ne-presidence-dyshimet-e-erreta-c-po-bluan-kreu-i-shtetit-151632

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098