INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në Qendrën Rezidenciale të Shkodrës, reagon drejtoresha dhe kryebashkiakja Voltana Ademi [FOTO]

Skandali në Qendrën Rezidenciale të Shkodrës, reagon drejtoresha dhe kryebashkiakja Voltana Ademi [FOTO]

Publikuar më: 17:36 01-06-2016

Pas hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje mendore, në Qendrën Rezidenciale të zhvillimit në Shkodër, është ushtruar dhunë sistematike, edhe janë mbajtur të lidhur me zinxhirë. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë për këto ngjarje shumë të rënda, kanë reaguar kryetarja e Bashkisë Shkodër, dhe drejtoresha e institutit, Juliana Cepi, e cila është arrestuar.

Në një reagim në Facebook, Ademi thotë se pamjet e transmetuara janë montazh dhe realiteti është tërësisht ndryshe. Ja reagimi i plotë i kryebashkiakes Ademi.

<

Drejtora e Qendrës Rezidenciale,Juliana Cepi, 2 orë para arrestimit të sotëm,  i ka quajtur pamjet të manipuluara dhe tha se situata është ndryshe në këtë qendër nga ajo çfarë është transmetuar në ekran.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887