INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në SHBA, “WikiLeaks” publikon mesazhe zanore të demokratëve

Skandali në SHBA, “WikiLeaks” publikon mesazhe zanore të demokratëve

Publikuar më: 12:55 28-07-2016

Faqja e internetit Wikileaks ka publikuar 29 mesazhe telefonike me zë që janë vjedhur nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve në SHBA, në mesin e të cilave ka edhe prej pjesëtarëve të paidentifikuar të partisë që shprehën të zemëruar me ndikimin e Senatorit Bernie Sanders në parti.

Zbulimi i dytë që potencialisht mund të turpërojë më tej demokratët është publikuar në kohën kur po mbahet Konventa e demokratëve gjatë së cilës Hillary Clinton është zgjedhur kundrejt Bernie Sanders si e nominuara e partisë për Presidente të SHBA-ve për zgjedhjet e nëntorit.

Një nga mesazhet e publikuara ishte kundër mundësisë që Sanders të fliste në konventë.
Ky person, ndersa flet për Sanders thotë, “ai nuk është demokrat. Ju lutem, ndalojeni këtë person tani”. Një tjetër ankohet për rolin e përkrahësit të Sanders, Cornel West i cili ka qenë tejmase kritik ndaj presidentit Obama.

Ky është publikimi i dytë që Wikileaks ka bërë pas publikimit të mijëra e-maileve që tashmë kanë zemëruar përkrahësit e Sanders.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032470226287842