INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në Shkodër, nëna kërkon të marrë 3 vajzat, ja si i përgjigjet Shtëpia e Fëmijës

Skandali në Shkodër, nëna kërkon të marrë 3 vajzat, ja si i përgjigjet Shtëpia e Fëmijës

Publikuar më: 12:34 25-05-2016

Skandali i publikuar nga Avokati i Popullit për Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, duket se do të ketë pasoja të mëdha për fëmijët që janë strehuar në qëndër. Prindërit që kanë lënë fëmijët e tyre në këtë qëndër për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, pritet ti marrin ata nga shtëpia e fëmijës. Prindërit preferojnë që fëmijët e tyre të vuajnë më mirë gjendjen e rëndë ekonbomike me të cilën ata përballen, se sa dhunën fizike e seksuale, siç u raportua në këtë qëndër. I tillë është rasti i Natasha Bajramit, e cila ka 3 vajza në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin verior. Nëna e 12 fëmijëve thotë se do ti marrë vajzat e saj, dhe të jetonë në baraken e tyre, më mirë se sa të jenë viktima të dhunës.
Ja çfarë thotë ajo për median locale:
“Dua t’i marr në shtëpi tre vajzat e mia, nuk i lë më asnjë ditë këtu. I solla vajzat këtu, pasi kjo ministri më premtoi strehim, por nuk më tha kurrë shtëpi. Më mirë të jetojnë në barake sesa të torturohen atje (Jetimore)”.
Nëna e 3 vajzave pretendon se shtëpia e fëmijës nuk pranon që ti japë vajzat e saj, megjithë këmbënguljen e tre të miturave për tju bashkuar familjes.
“Edhe bukë thatë të hamë vetëm na merr më thonë”.

Article Logic
Execution time: 0.0046448707580566