INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në Shkodër, Prokuroria: Një vajzë e djegur në trup me cigare… Ja dëshmitë e fëmijëve

Skandali në Shkodër, Prokuroria: Një vajzë e djegur në trup me cigare… Ja dëshmitë e fëmijëve

Publikuar më: 09:12 20-05-2016

Skandali i dhunimit të fëmijëvë në Shkodër vijon të zgjerohet. Mësohet se në trupin e një prej tre vajzave të mitura janë konstuatuar shenja djegie me cigare. Të njëjtat burime thonë se vajza ka hematoma në disa vende në trup.
Skandali thellohet akoma më tej, pasi ka dyshimet se abuzimi seksual ka ndodhur brenda shtëpisë së fëmijës. Vajzat, 6, 8 dhe 11 vjeç kanë rrëfyer se janë abuzuar seksualisht brenda ambjenteve të institucionit nga fëmijë të tjerë më të rritur, të cilët sipas tyre i detyronin të shikonin edhe filma porno. Por veç kësaj në raportin e prokurorisë theksohet se fëmijët kanë treguar edhe për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore.
Në media janë zbardhur dëshmitë e fëmijëve të cilët konfirmojnë jo vetëm dhunën që edukatoret e kësaj qendre kanë ushtruar ndaj tyre por dhe abuzimet seksuale.
Dëshmia 1
“…kam dijeni për dhunën fizike të ushtruar nga edukatorja ndaj nje fëmije 9 vjeç. Kjo ngjarje e ndodhur në Janar 2016, në kohën kur fëmija ishte bërë synet dhe ishte akoma me plagë. ai erdhi dhe më takoi vetë në korridor dhe më tha se i ka rënë zysha me shkop të karriges tek plaga dhe ishte gjakosur.. Në fillim të vitit 2015, një fëmijë tjetër i kësaj shtëpie, është larguar nga shtëpia dhe kur erdhi të nesërmen më tha duke qarë se, djali i madh i drejtoreshës e kishte rrahur. Veç sa sipër, kam vënë re se zyshat, u kërkojnë fëmijëve të vegjël 10-12 vjeç, për të pastruar korridoret dhe banjat, si djemve ashtu edhe vajzave. Gjithashtu kam për të thënë se psikologja sjell shpesh në Shtëpinë e Fëmijës djalin e saj 14 vjeçar, i cili sillet keq me fëmijët duke i goditur dhe me shpulla”.
Dëshmia 2
“Kur jam kthyer nga Tirana, ku kam qenë për vizitë pranë familjes time, shoku im që është 13 vjeç më tha se gjatë një ekskursioni në Razëm kishte parë një djalë që ngacmonte një 12 vjeçare”.
Dëshmia 3
“Kam dijeni se para dy vjetëve, mund të ketë qenë muaj vere, kur një ditë shoku im më tregoi një video në celularin e tij ku zysha godiste nje nxenes 13 vjeç tek klasa e mësimit, me shkop në trup dhe ai qante e bërtiste”.
Dëshmia 4
“Në Razëm kemi shkuar më 1 Qershor 2015, kur kam parë një djalë që ngacmonte një vajze 12 vjeç, duke qenë të zhveshur nga mesi e poshtë, të dy. Kjo ka ndodhur tek një shtëpi e vjetër dhe unë i pashë pasi i ndoqa nga prapa”.
Dëshmia 5
“..kur isha 8-9 vjeç isha i sëmurë dhe nuk bëja detyrat dhe zysha me nxori nga klasa. Mandej me thirri tek një klasë tjetër (quhet kompani).Kishte të fshehur prapa një shkop, më kapi për dore dhe më çoi tek dushet, e mbylli derën dhe më gjuajti me shkop. Pasi më ra me shkop në trup, më mori me të mirë dhe më tha hajde mos qaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941