Cristiano Ronaldo u relaksua në një prej hoteleve të Las Vegasit duke shijuar pijen e ftohtë dhe masazhin, vetëm pak orë pasi supozohet se përdhunoi një modele.
Pamjet e filmuara nga një person i panjohur tregojnë Cristiano Ronaldon në qershor të 2009 duke qëndruar i qetë në një pishinë. Kjo datë është e njëjtë me akuzën që i ka bërë Kathryn Mayorga për detyrim të marrëdhënies seksuale.
Ai vazhdon të mohojë akuzat duke i quajtur lajme të rreme. Në videon e “The Sun”, ai duket tepër i qetë duke shijuar një ditë të nxehtë në Nevada.
Cristiano është fotografuar me pije në dorë, por nuk dihet nëse është alkool. Kujtojmë se në dokumentat që Kathryn ka dërguar në gjykatë, shfaqet firma e Ronaldos në dokumentin e blerjes së heshtjes për 287 mijë dollarë.