INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali seksual! E akuzojnë se ka përdhunuar këtë femër, NEYMAR publikon të gjitha fotot dhe videot e vajzës [VIDEO]

Skandali seksual! E akuzojnë se ka përdhunuar këtë femër, NEYMAR publikon të gjitha fotot dhe videot e vajzës [VIDEO]

Publikuar më: 10:54 02-06-2019

Neymar Jr është vendosur në qendrën e një skandali seksual në orët e fundit. Mediat braziliane shkruajnë se ylli i PSG-së dhe kombëtares Selecao ka përdhunuar një vajzë gjatë kohës që ishte i dehur. Akuza të cilat janë hedhur poshtë menjëherë nga 27 vjeçari, i cili ka publikuar edhe bisedën e zhvilluar në rrjetin “Whatsapp” me bukuroshen.

Policia franceze ka nisur hetimin ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe vetë ylli brazilian në lidhje me këtë çështje duke publikuar gjithçka.

Nëpërmjet një videoje të gjatë ku vetë Neymar ka folur duke mohuar akuzat e ngritura karshi tij. Sakaq, ai ka bërë publike të gjitha mesazhet që ka me ‘viktimën’ në “whatsapp” duke publikuar njëkohësisht të gjitha fotot dhe videot që ajo i ka dërguar.

Bie në sy se fillimisht Neymar dyshon se është një numër fals ndërkohë që pasi e bind se është në të vërtetë femër, ajo nis të dërgojë foto dhe video të cilat nuk lënë shumë vend për imagjinatë. Videoja e bërë publike sot, duket se heq jo pak barrë nga supet e Neymarit dhe ia bën më të lehtë hetimin policisë.

“Unë jam duke ndarë gjithçka dhe gjithë bisedën që kam pasur me gruan, të gjitha momentet tona private. Është e domosdoshme të hapet dhe të tregohet kjo për të treguar se asgjë më shumë nuk ndodhi. Ajo që ndodhi ishte një marrëdhënie mes një burri dhe një gruaje midis katër mureve, diçka që ndodh me të gjitha çiftet. Asgjë nuk ishte e gabuar të nesërmen dhe ne vazhduam të shkëmbejmë mesazhe.

“Unë jam duke u akuzuar për përdhunim. Është një fjalë e rëndë dhe një gjë e fortë, por kjo është ajo që po ndodh tani dhe më ka kapur në befasi. Është shumë e keqe dhe e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse të gjithë ata që më njohin, karakterin tim dhe integritetin tim e dinë që kurrë nuk do të bëja diçka të tillë. Ishte një kurth dhe unë rashë në të, por ky është një mësim për të ardhmen. Ka njerëz që duan të përfitojnë dhe të zhvatin të tjerë njerëz që janë vërtet të trishtuar. Kjo nuk më lëndon vetëm mua, por gjithë familjen time. Unë duhet të provoj diçka të sinqertë, sepse jam i tillë dhe jam i ndershëm.”-përfundoi Neymar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162