INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali seksual në shtëpitë e fëmijës, Klosi: Task forcë për kontrollin e tyre

Skandali seksual në shtëpitë e fëmijës, Klosi: Task forcë për kontrollin e tyre

Publikuar më: 15:43 23-05-2016

Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi ka urdhëruar ngritjen e një task force, e cila do të bëjë vlerësimin e 175 qendrave publike dhe jo publike sociale të shtëpive të fëmijës në mbarë vendin. Reagimi i qeverisë erdhi pak ditë pas publikimit të skandalit në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, ku tre vajza të mitura janë dhunuar fizikisht, por ka dyshime dhe për abuzime seksuale. Ministri Klosi lajmëroi se do të testohen të gjithë punonjësit që ofrojnë shërbim.
Blendi Klosi:
“Për të 64 njësitë, shtetërore e private, që ofrojnë përkujdesje për fëmijët, brenda një periudhe dyjavore do të ketë kontroll të performancës së tyre, vlerësim të cilësisë dhe aftësisë së personelit. Duhet të kryejnë intervista psiko-analitike me të gjithë fëmijët në këto qendra për të kuptuar çfarë ndodh”.
Ndonëse ka ngjallur debat për shkak të privatësisë së fëmijëve, Klosi tha se në qendrat e rritjes së tyre do të vendosen kamera mbikëqyrëse, duke u kujdesur për të mos u cënuar të drejtat.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215