INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali te ''Unaza e Re''/ Do të ndërtojë kulla? Flet biznesmeni Bego: Po më shkatërroni jetën!

Skandali te ''Unaza e Re''/ Do të ndërtojë kulla? Flet biznesmeni Bego: Po më shkatërroni jetën!

Publikuar më: 23:03 20-12-2018

Edmond Bego, personi i akuzuar nga Partia Demokratike, si trafikant droge që po favorizohet nga qeveria për të ndërtuar tek Unaza e Madhe, ka reaguar në një lidhje telefonike. Ai shprehet për “Të paekspozuarit” se do të hedhë në gjyq Gazmend Bardhin e Partisë Demokratike dhe se nuk mund të përsekutohet gjithë jetën për një dënim të dikurshëm. Bego thotë se akuzat e PD-së nuk janë të vërteta.

Ai tha se nuk ishte pronar i atij truallit që lakohet nga PD, ndërsa shtoi se nuk ka dhënë asnjë shumë prej 750 mijë eurove.

“I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet. I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën? Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë. Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë. Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim që ka kryer në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot. Ajo që thotë Bardhi, nëse unë kam bërë një projekt. Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jamë pjesë e privatimzimit të atij trualli.”, u shpreh Bego.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721