INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandaloze: Legjenda e modës amerikane poshtëron publikisht Zonjën e Parë Melania Trump!

Skandaloze: Legjenda e modës amerikane poshtëron publikisht Zonjën e Parë Melania Trump!

Publikuar më: 12:59 01-12-2016

Një nga stilistët e modës më të talentuar dhe ikonikë në Amerikë sapo ka bërë një deklaratë bombastike.

Tom Ford tha se nuk ka aspak  dëshirë që të veshë Zonjën e Parë të ardhshme të Amerikës, Melania Trump me rrobat e tij. Madje tregon se ka refuzuar që të bëjë diçka të tillë në të kaluarën. Në një intervistë për The Vieë ai u pyet mbi të bukurën dhe eleganten Melania, nëse do të vishte dhe atë ashtu siç kishte bërë me një tjetër Zonjë të Parë në të kaluarën, Michelle Obama. Menjëherë Ford mori një pamje hezituese dhe tha se nuk e dinte ndërkohë që pak vite më parë kishte refuzuar që ta bënte diçka të tillë. Ai e shpjegoi diçka të tillë me arsyetimin se “Melania nuk është imazhi i tij”. Por deklarata bombastike do të vinte vetëm pak çaste më vonë kur tha se rrobat e tij “janë shumë të shtrenjta për të veshur një Zonjë të Parë pasi duhet të lidhen me këdo”. Por nuk ishin të shtrenjta mjaftueshëm për zonjën Obama ama. Nuk duhet shumë llogaritje për të dalë në përfundimin se në librat e Tom Ford, Melania Trump është shumë e lirë për të veshur rrobat e tij. Një goxha kritikë për Zonjën e Parë të vendit tënd, e cila mesa duket nuk konsiderohet e tillë nga të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0032000541687012