INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandaloze mënyra se si supervizorja iu kërkon llogari punonjësve në Call Center[VIDEO]

Skandaloze mënyra se si supervizorja iu kërkon llogari punonjësve në Call Center[VIDEO]

Publikuar më: 17:52 06-05-2017

Bashkë  me tensionin e krijuar pë r mbylljen e Call Center-ave në  Shqipë ri por rritet edhe vë shtirë sia e punonjë sve pë r të  pë rballur sjelljen skandaloze dhe aspak njerë zore të  supervizoreve. Një rast konkret është denoncuar me video se si supervizorja e një Call Centeri u bërtet me të madhe punonjësve, duke u kërkuar llogari për punën.

Video është denoncuar nga një ish-punonjës i Call Center, i cili e ka publikuar tek Jeta Osh Qef.

“Unë jam një ish-punonjës (operator) në një Call Center në Tirane (IDS) dhe po ju dërgoj një video që paraqet diskriminimin, presionin, abuzimin psikologjik që ndodh në këtë call center. Dua që ta publikoni këtë material ju lutem, që ta shohin të tjerët se çfarë presioni dhe dhune psikologjike ndodh në këtë kompani", thotë denoncuesi.

‘’Kemi ardhur këtu për të bërë lekë, për të justifikuar rrogën, siguracionin, çdo gjë që na paguhet. Nuk po kërkoj që secili nga ju të bëj nga dy kontrata në ditë, apo të bëni kontrata. Ju kam kërkuar të bëni kontrata apo ju kam kërkuar të zgjatni telefonatat? Ça po bëni? Apo doni t'ju themi bëni kontrata dhe ndryshe jeni të pushuar? Disa prej jush kanë një vit që punojnë këtu. Po ju japim bonuse’, thotë supervizorja e tyre duke ulëritur.

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426